Breaking News

Ditët pushim të islamit futen në kalendarin e Gjermanisë

Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka propozuar që ditët pushim të myslimanëve të futen dhe konsiderohen ditë pushimi në kalendarin e Gjermanisë.

Tomash De Maizer, ministër i brendshëm i Gjermanisë në një intervistë për gazetën Bildt tha: Përse ditët pushim të myslimanëve nuk duhet të jenë ditë pushimi edhe në Gjermani. Rreth 4.4% e popullsisë gjermane përbëhet nga myslimanët ku një pjesë e madhe prej tyre përbëhet nga shtetas turq. Ndërkohë partia Socialdemokrate e Gjermanisë ka refuzuar ashpër këtë propozim të ministrit të brendshëm. Aleksandër Dubrident, një prej politikanëve të kësaj partie në një intervistë për gazetën Bildt ka thënë: Trashëgimia e të krishterëve të Gjermanisë nuk mund të negociohet. Për mendimin tij vendosja e ditëve pushtim të myslimanëve në kalendarin e Gjermanisë nuk ka vend dhe nuk mund të pranohet. Mirëpo propozimi i ministrit të brendshëm është vlerësuar nga këshilli i myslimanëve të Gjermanisë. Ayman Mazik kryetar i këshillit të myslimanëve të Gjermanisë, ka thënë: Ky veprim do të bashkojë akoma më shumë shoqërinë myslimanë në Gjermani. Martin Shultz ka thënë se propozimi për futjen e pushimeve të myslimanëve është në qendër të diskutimit në Gjermani.

Advertisements