Breaking News

Christine Lagarde: Nuk ka arsye të ndryshohet politika e FMN kundrejt Iranit

Duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan drejtuar krerëve të këtij fondi të cilëve u ka kërkuar të mos japin kreditë dhe fonde për Iranin, Christine Lagarde kryetare e FMN ka thënë se nuk ekziston asnjë shkak apo arsye për të ndryshuar politikat e FMN kundrejt Republikës Islamike të Iranit.

Kryetarja e FMN deklaroi se ky fond ka 199 anëtarë dhe shtoi se në kohën kur një vend anëtar, si Republika Islamike e Iranit, kërkon kredi nga FMN, fondi krijon kushtet e favorshme për atë vend. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj kërkesës së palogjikshme dhe jo diplomatike të presidentit amerikan ka thënë se kërkesa e Donald Trump drejtuar FMN për të mos i dhënë kredi Iranit, dëshmon se presidenti amerikan nuk është në dijeni se si funksionon puna e organizatave ndërkombëtare dhe për këtë ai ndërhyn hapur në punën e tyre. Dokumenti i strategjisë së re të Amerikës pretendon: “Fakti se Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë inspektimin e qendrave ushtarake të veta, është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore dhe i padurueshëm”. Kjo është në kohën kur ANEA duke konfirmuar se Irani ka zbatuar zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore në tetë raportet e saj zyrtare, ka refuzuar presionet dhe kërkesat e Amerikës për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit duke e konsideruar të panevojshme një gjë të tillë. Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare, e konfirmuar nga rezoluta 2231 e KS të OKB dhe programi bërthamor i Iranit ka vetëm qëllime paqësore. Ndaj deklaratës anti-iraniane dhe kundër marrëveshjes bërthamore të Donald Trump kanë reaguar edhe mediat ruse të cilat theksojnë se presidenti amerikan ka hequr dorë nga vendimi për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore.

Advertisements