Breaking News

Reagimet mediatike kundër ndryshimit të emrit të Gjirit Persik nga Donald Trump

Përdoruesit e hapësirës virtuale (internet) në mesazhet e tyre në Twitter dhe Instagram kanë reaguar ndaj ndryshimit të emrit të Gjirit Persik nga ana e presidentit amerikan Donald Trump.

Në Instagram, përdoruesit kanë përdorur tejmase hashtagun # Presian Gulf (Gjiri Persik). Presidenti amerikan në deklaratën e tij kundër marrëveshjes bërthamore dhe kundër Republikës Islamike të Iranit, ka përdorur termin Gjiri Arab. Trump ka përdorur këtë term fals në një kohë kur në dokumentin zyrtar të politikave të reja të Amerikës kundrejt Iranit, është përdorur termi Gjiri Persik. Ky veprim i Donald Trump, është bërë për të mbështetur vendet arabe dhe është një lloj falënderimi për arabët të cilët kanë nënshkruar kontrata miliarda dollarësh për blerjen e armatimeve nga Amerika.

Advertisements