Breaking News

Përgjigjja e Iranit ndaj fjalimit dhe qëndrimit të Trump kundrejt Iranit

Republika Islamike të Iranit ditën e premte në përgjigje të deklaratës së presidentit amerikan dhe shpalljes së politikave të reja të Amerikës kundrejt Iranit, nxori një deklaratë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit, në reagimin e saj ndaj deklaratës së presidentit amerikan ka thënë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare dhe sukses i jashtëzakonshëm i diplomacisë bashkëkohore e cila nuk mund të rinegociohet dhe nuk mund të ndryshohet. Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme thuhet: Marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të lihet mënjanë ose të anulohet por është një marrëveshje e konfirmuar nga rezoluta 2231 e KS të OKB dhe palët e tjera nuk duhet të lejojnë që kjo marrëveshje ndërkombëtare të injorohet nga presidenti amerikan. Irani nuk do të jetë iniciator i largimit nga marrëveshja bërthamore, por në rast se nuk respektohen të drejtat dhe interesat e kombit iranian, atëherë Irani do t’i japë fund të gjitha zotimeve të tij dhe do të ndjek programin bërthamor pa asnjë kufizim. Krerët e rinj amerikanë kanë harruar mësimet e 4 dekadave të kaluara dhe nuk rikujtojnë se qeveritë e mëparshme të tyre kanë përsëritur pretendimet e tyre kundër popullit iranian, mirëpo u detyruan që me turp të heqin dorë nga deklaratat e tyre. Me gjithë armiqësitë e Amerikës, e cila gjithmonë ka përdorur sanksionet dhe kërcënimet, populli iranian ka vazhduar rrugën e tij të pavarësisë dhe drejtësisë dhe sot Republika Islamike e Iranit me mbështetjen e popullit dhe me kapacitetet vendase ndodhet në kulmin e fuqisë së saj. Pas disa javë polemikash, Shtëpia e Bardhë ditën e premte deklaroi strategjinë e saj të re lidhur me Iranin dhe marrëveshjen bërthamore dhe pas disa orësh Donald Trump hapi një faqe të re kontradiktash dhe polemikash kundër popullit të madh iranian. Presidenti amerikan edhe një herë akuzoi Iranin se ka shkelur thelbin e marrëveshjes bërthamore dhe me tonin e tij të nevrikosur, marrëveshjen bërthamore e quajti marrëveshjen më të keqe në historinë e Amerikës dhe deklaroi se sa herë që ta shoh të arsyeshme do të prishë këtë marrëveshje. Trump gjithashtu përmendi edhe vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Advertisements