Breaking News

Lavrov: të gjithë të respektojnë marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Rusisë pasi shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore, kërkoi nga të gjitha palët që të zbatojnë angazhimet e tyre në këtë marrëveshje.

Në një bisedë telefonike me Rex Tillerson, Sergei Lavrov tha se të gjitha palët ashtu si Irani duhet të zbatojnë këtë marrëveshje ndërkombëtare. Sot presidenti amerikan pritet të japë vendimin për largimin ose jo të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Qeveria amerikane një herë në çdo 90 ditë duhet të raportojë mbi zbatimin e angazhimeve të zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Afati për këtë raport që duhet të paraqesë qeveria në kongresin amerikan përfundon më 15 tetor.

Advertisements