Breaking News

Italia ofron mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hapja e negociatave me BE dhe bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë në qendër të bisedimeve gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij italian Paolo Gentiloni.

“Duke filluar nga dhjetori i këtij viti dhe përgjatë gjithë vitit 2018, Bashkimi Europian do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë në BE. Kam besim se jo vetëm Italia por dhe liderët e tjerë europian do të mbështesin pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Gentiloni. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Romë shënon takimin e parë me kryeministrin italian Paolo Gentiloni, në mandatin e tij të ri si kryeministër. Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dypalësh mes Gentilonit e Ramës.

Advertisements