Breaking News

“Programi raketor i Koresë së Veriut nuk është i negociueshëm”

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong-ho thotë se programi bërthamor i vendit të tij garanton paqe dhe siguri në rajon, duke theksuar se aktivitetet e raketave të Penianit nuk do të shtrohen për negociata.

“Pozicioni ynë kryesor është se ne kurrë nuk do të pajtohemi me asnjë bisedim në të cilin armët tona bërthamore do të jenë objekt negociatash”, tha Ri të mërkurën, ka bërë të ditur agjensia e lajmeve TASS e Rusisë. Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar retorikën gjatë javëve të fundit rreth armëve bërthamore dhe programeve raketore të Peanianit. Koreja e Veriut ka testuar disa raketa. Muajin e kaluar, ajo testoi një bombë të fuqishme me hidrogjen që mund të ngarkohej në një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM). Pas testit, ka pasur përshkallëzim fjalësh të ashpra midis dy vendeve. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi Korenë e Veriut si një vend të kuq dhe kërcënoi që do ta shkatërronte plotësisht. Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut tha se Trump kishte “ndezur luftën” me vendin e tij, duke shtuar: “Ne kemi nevojë për të zgjidhur rezultatin përfundimtar, vetëm me një breshër zjarri, jo me fjalë”. Ri tha gjithashtu se Koreja e Veriut kishte arritur një “ekuilibër të vërtetë të pushtetit me Shtetet e Bashkuara”. Mes tensioneve të larta, SHBA-ja kreu një stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut, duke lëshuar  dy sulmues strategjikë mbi gadishullin Korean. SHBA thanë se forcat ajrore të Japonisë gjithashtu morën pjesë në stërvitje. Ishte hera e parë që bombarduesit amerikanë zhvilluan trajnime me ushtarë nga Japonia dhe Koreja e Jugut. Ndërkohë, sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis tha se diplomacia së bashku me sanksionet ekonomike kundër Penianit do të mbetet elementi kryesor i strategjisë amerikane ndaj Koresë së Veriut. Ai, megjithatë, shtoi se ushtria do të vazhdojë të përgatisë opsionet nëse diplomacia dështon.

Advertisements