Breaking News

Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur në sulmet terroriste në Damask

Tre sulme me  bomba në kryeqytetin sirian Damask kanë vrarë dy vetë dhe plagosën gjashtë të tjerë, njoftoi Ministria e Brendshme e Sirisë.

Sulmet u zhvilluan të mërkurën, kur tre terroristë shpërthyen lëndën  eksplozive pranë zyrave qendrore të policisë në rrugën Khalid Bin al-Valid në Damaskun qendror. “Sulmuesit vetëvrasës terroristë u përpoqën të sulmonin selinë e komandës së policisë … Rojet hapën zjarr ndaj tyre, duke i detyruar ata të shpërthenin lëndën  eksplozive para se të hynin në ndërtesë dhe të arrinin qëllimet e tyre”, tha ministria në një deklaratë të publikuar nga media shtetërore. Dy prej sulmuesve vetëvrasës shpërthyen eksplozivin e tyre para selisë së policisë, ndërsa i treti u detyrua të hidhte veten në erë pasi policia e rrethoi atë pas ndërtesës. Dy të mitur ishin ndër të lënduarit, tha ministria në deklaratë. Një polic humbi jetën ndërsa përpiqej të ndalonte sulmuesit , tha shefi i policisë së Damaskut, Muhamed Khairu Ismail.

Advertisements