Breaking News

Amerika vazhdon shantazhet ndaj Penianit

Ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump po shqyrton veprime të mundshme ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ushtria amerikane demonstroi sot forcën që mund të shihej qartë nga Koreja e Veriut.

Bombardues të rëndë supersonikë amerikanë ju bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force gjatë një manovre ushtarake, ku u qëllua me raketa në brigjet lindore edhe perëndimore të gadishullit Korean. Manovrat u zhvilluan ndërsa Trump u takua me këshilltarët e tij, si dhe pati një takim me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger. Gjatë takimit Presidenti Trump foli për një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut. Këto komente të Trump vijnë pas disa javë tensionesh dhe replikash me udhëheqësin koreanoverior. Presidenti amerikan madje kërcënoi se “do ta shkatërronte plotësisht” Korenë e Veriut, nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, në rastin e një sulmi nga Peniani. Diplomatë të lartë amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë kanë në plan të takohen më 18 tetor në Seul, për të diskutuar mbi kërcënimet e vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut. Ndërkohë, një analist politik amerikan në një intervistë me kanalin Presstv, tha se Peniani është përgjigjur ndaj kërcënimeve të Uashingtonit duke treguar fuqinë e vet ushtarake në mënyrë që SHBA të kuptojnë se Koreja e Veriut nuk do të frikësohet. “Koreanoveriorët e kanë bërë shumë të qartë se ata kurrë nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre për pavarësi” dhe se “ata nuk janë të frikësuar”, tha Jason Unruhe.

Advertisements