Breaking News

Trump vazhdon të kritikohet për shkak të qëndrimeve të tij ndaj marrëveshjes bërthamore

Një prej gazetave angleze ka kritikuar qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump kundrejt marrëveshjes bërthamore.

Gazeta Financial Times shkruan se Donald Trump në çështjen e marrëveshjes bërthamore po luan me zjarrin. Nëse Donald Trump mundohet të prishë marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 në vitin 2015, atëherë ai do të ndërmarrë veprimin më shkatërrimtar në histori. Times thotë se Trump mori vendim për anulimin e projektit Obamacare pa pasur asnjë plan zëvendësues dhe kjo ishte një nga veprimet e tij destruktive. Edhe largimi i Amerikës nga traktati i Parisit për mbrojtjen e ambientit gjithashtu ishte një veprim i papërgjegjshëm i Trump. Donald Trump nesër më 12 tetor do të shpallë vendimin e tij rreth marrëveshjes bërthamore dhe strategjinë e qeverisë amerikane kundrejt Iranit.

Advertisements