Breaking News

Niset dërgesa e tretë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya

Dje në darkë është nisur dërgesa e tretë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya.

Ali Asagar Pejvandi, kreu i komitetit të gjysmë hënës së kuqe të Iranit ka thënë se dërgesa me ndihma humanitare të Irani për myslimanët Rohingya është 100 ton. Dërgesa do të shpërndahet për myslimanët Rohingya që ndodhen në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit. Autoritetet iraniane gjithashtu janë shprehur të gatshëm për të ndërtuar spitale provizore dhe kampe me tenda për tu ardhur në ndihmë mijëra myslimanëve. Rreth 10-12 vende të botës janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë 600 mijë myslimanëve Rohingya të shpërngulur nga Mianmari për shkak të dhunës së ushtrisë dhe budistëve radikalë.

 

Advertisements