Breaking News

Ministri i jashtëm i Anglisë njoftoi për bisedën telefonike me Zarif

Ministri i jashtëm i Anglisë Boris Jhonson njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike dje në mbrëmje me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif.

Jhonsn në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se në këtë bisedë është diskutuar për marrëveshjen bërthamore dhe theksoi se Londra është angazhuar në zbatimin e angazhimeve të saj. Po të martën, Theresa May ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit. Ndërsa Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ditën e hënë kërkoi nga të gjitha palët që të mbështesin marrëveshjen bërthamore. Ajo marrëveshjen në fjalë e konsideroi një marrëveshje bërthamore që ka mbështetje botërore. Gjithashtu Sigmar Gabriel dhe Jean Yves Le Drian, përkatësisht ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe ministër i jashtëm i Francës kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit 2016 mirëpo me gjithë zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit, Amerika si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje disa herë e ka shkelur atë. Tani presidenti amerikan duhet të qartësojë qëndrimin e qeverisë amerikane kundrejt marrëveshjes bërthamore.

Advertisements