Breaking News

Khoshro: Çdo veprim kundër marrëveshjes bërthamore do të përballet me reagimin e Iranit

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se çdo veprim për të moszbatimin e  angazhimeve të marrëveshjes bërthamore do të përballet me reagimin e Iranit.

Golamali Khoshro, i pranishëm në takimin e komitetit për çarmatimin dhe sigurinë kombëtare në OKB foli mbi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe pasi kërkoi zbatimin e plot të saj ka thënë se Irani sipas raporteve të konfirmuar nga ANEA ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani mund të shfrytëzojë në mënyrë të plotë interesat që dalin nga marrëveshja bërthamore në kohën kur ai të ketë zbatuar angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje, tha z. Khoshro I cili nënvizoi faktin se në këtë proces është e domosdoshme edhe zbatimi i angazhimeve nga palës tjetër. Sa i përket traktatit për ndalimin e armëve atomike përfaqësuesi iranian në OKB tha se ky traktat krijon shpresa për reagimin e opinionit publik botëror ndaj shkeljes së zotimeve nga ana e vendeve poseduese të armëve atomike. Ai shprehu keqardhjen e rinovimit të armëve atomike nga vendet poseduese të këtyre armëve dhe tha se kjo shfaq edhe një herë fenomenin e garës së armatimeve. Khoshro rikujtoi propozimin e Iranit për pastrimin e rajonit të Lindjes së mesme nga armët atomike dhe tha se politikat këmbëngulëse të regjimit sionist janë pengesë për realizimin e këtij plani dhe ky regjim duhet të anëtarësohet menjëherë në traktatin NPT dhe të pranojë inspektimet dhe monitorimin e ANEA në qendrat bërthamore të Tel Avivit.

Advertisements