Breaking News

Theresa May, e pamundur që të reformojë kabinetin qeveritar

Më datë 9 tetor, nisi raundi i pestë i negociatave për Brexit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Theresa May do t’i tregojë parlamentit më vonë se Britania e Madhe mund të “provojë se vendimet e Brexit janë të gabuara”. Kryeministrja shton se ajo dëshiron marrëveshjen më të mirë të mundshme për Britaninë e Madhe dhe BE. Kjo deklaratë e saj erdhi pas raundit të pestë të negociatave me Brukselin. Është grupi i fundit i bisedimeve përpara se krerët e BE-së të takohen për të vendosur nëse është bërë përparim i mjaftueshëm për të folur për marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, pas Brexit. Në fjalimin e saj të parë në parlament që kur ajo përmendi planet e saja në Firence, May do të përshkruajë ambicien e qeverisë për një “partneritet të ri, të thellë dhe të veçantë me BE-në e suksesshme dhe të fortë”. Komisioni Evropian vlerësoi se “topi” është plotësisht në kampin e Britanisë së Madhe për të mundësuar negociatat e Brexit për të hyrë në një fazë të dytë duke përfshirë diskutime në lidhje me marrëdhëniet tregtare mes BE dhe Londrës pas divorcit. “Nuk është saktësisht një lojë futbolli”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Margaritis Schinas, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministres britanike, Theresa May. Por ”topi” është plotësisht në kampin e Britanisë së Madhe”, shtoi ai. Raundi i pestë i negociatave u hap dje për të organizuar divorcin mes BE dhe Britanisë së Madhe. Sipas kryeministres britanike, Theresa May, ku vështirësitë e brendshme po shqetësojnë evropianët, topi është tashmë në kampin e BE. Stafet e negociatorëve të Brexit u takuan dje pasdite në Bruksel në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel për të filluar raundin e pestë të negociatave, që pritet të mbyllet të enjten. Më tepër se një vit prej se britanikët votuan për tu larguar nga Bashkimi Evropian, proces i njohur si Brexit, dhe gjashtë muaj pasi Londra e shpalli Brexitin, bisedimet e Britanisë dhe Bashkimit Evropian ende janë në fazën preliminare. Shumë liderë të BE-së kanë shqetësime se koha po kalon dhe se do të ketë vështirësi që ndarja të arrihet ashtu siç parashihet deri më 29 mars të vitit 2019. Pas rundit të katërt të negociatave të mbyllura në Bruksel, shefi i ekipit të negociatorëve të Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka tërhequr vërejtjen se nuk është bërë progres i rëndësishëm, megjithëqë i ka lavdëruar disa momente të reja pozitive në negociata. Por, negociatori britanik për procesin e Brexitit, David Davis, u tha reporterëve se negociatat po lëvizin përpara. BE nga Britania kërkon të jetë transparente në fazat e bisedimeve për Brexit. Gjendja juridike e 3 milion shtetasve evropianë me banim në Britani, shpenzimet për largimin e Britanisë nga BE, qartësimi i statusit kufitar me Irlandën e Veriut dhe parakushtet e BE për mbylljen e fazës së parë të dosjes Brexit, janë temat kryesore për të cilat BE dhe Britania duhet të gjejnë zgjidhje me anë të bisedimeve. Për momentin kabineti qeveritar i Theresa May, përballet me probleme dhe mosmarrëveshje dhe për këtë Brukseli është në pritje të së ardhmes së këtij kabineti, pasi për momentin kryeministrja angleze nuk ka fuqinë e vendimmarrjes. Theresa May aktualisht ka vetëm dy rrugë ose të reformojë kabinetin e saj qeveritar ose të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Reformimi i kabinetit qeveritar të Britanisë është i nevojshëm për të pasur një qëndrim unik në negociatat për Brexit.

Advertisements