Breaking News

Sherman: Trump gabon rëndë nëse deklaron moszbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit

Ish diplomatja e departamentit amerikan të shtetit ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump, do të bëjë gabim të madh nëse nuk konfirmon zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit.

Wendy Sherman, në një artikull të saj për gazetën Nju Jork Times ka thënë: Mesa duke Donald Trump me gjithë dëshmitë që konfirmojnë zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, ai do të refuzojë dhe mohojë këtë fakt. Sherman vuri në dukje se ekipi i sigurisë kombëtare të Trump, haptazi është shprehur se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kjo është konfirmuar edhe nga ANEA, organ përgjegjës për monitorimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore. ANEA përgjatë 2 viteve të kaluara, në raportet e saj ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij. Ish diplomatja amerikane, tha se Donald Trump në vend që të pranojë përgjegjësitë për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore, synon të çlirohet prej kësaj çështjeje. Ai foli edhe për pasojat e vendimit të Donald Trump dhe tha se një veprim i tillë do të dëmtojë besimin e partnerëve të Amerikës dhe do të izolojë këtë vend. Më 12 tetor Donald Trump do të shpallë vendimin e tij kundrejt marrëveshjes bërhtamore dhe strategjinë e qeverisë së tij kundrejt Iranit.

Advertisements