Breaking News

Rrëmbehet një shtetase zvicerane në Darfur të Sudanit

Ministria e jashtme Zvicrës, njoftoi rrëmbimin e një shtetasi zviceran në Darfur të Sudanit.

Ditën e dielë, ministria e jashtme e Zvicrës njoftoi se një femër me shtetësi Zvicerane që punonte për organizatat humanitare në Sudan, është rrëmbyer nga persona të panjohur në Darfur të Sudanit. Deri tani nuk ka më shumë informacione mbi rrëmbimin e kësaj shtetase Zvicerane. Sudani përballet me konflikte të armatosura në rajonin Darfur që nga viti 2003. Luftimet mes forcave qeveritare dhe kundërshtarëve të armatosur të Sudanit, kanë lënë të vrarë dhe të plagosur me mijëra persona.

Advertisements