Breaking News

Bisedimet e vështira të Merkel për formimin e qeverisë së re

Angela Merkel dy javë pas organizimit të zgjedhjeve në gjermani, ka deklaruar se bisedimet me partinë Social-Demokrate, partinë Liria dhe partinë Të Gjelbërit, që pritet të nisin më 8 tetor janë bisedime të vështira.

Kjo fundjavë për kancelaren Merkel nuk ka qenë e lehtë. Ajo foli para rinisë konservatore, por përballja e vërtetë pritet të dielën. Merkel shpalli zyrtarisht bisedimet për koalicion me Të Gjelbrit e liberalët. Për herë të parë pas humbjeve të ndjeshme të unionit konservator, CDU/CSU në zgjedhjet e Bundestagut më 24 Shtator, kancelarja gjermane, Angela Merkel doli para një publiku të gjerë partiak. Në “Ditën e Gjermanisë” të Unionit të të Rinjve, (JU) në Drezden, me 1000 të deleguar Merkel u përball me kritika. Pas humbjeve të unionit, kreu i Unionit të të Rinjve konservatorë për Bavarinë, Hans Reichhart kërkoi në takim ndërrim të plotë të kursit të kancelares Merkel. Sipas tij partitë e unionit pësuan “një dështim të madh”. Ne jemi për të djathtën dhe qendrën, “por nuk duam të jemi të hapur nga të gjitha anët”, theksoi Reichhart në konferencën e unionit rinor. Ndërkohë kancelarja Merkel ka shpallur zyrtarisht bisedimet për krijimin e koalicionit të njohur si “Xhamajka”. Në takimin e unionit të të rinjve, ajo tha edhe se një koalicion të mundshëm mes liberalëve dhe Të Gjelbërve do ta vendosë një kongres i partisë, CDU. Me këtë Merkel pranoi kërkesën e unionit rinor që kërkon votën e partisë për koalicionin. Në Drezden Merkel tha, se nuk ka alternativë tjetër, “pasi është e qartë, që SPD-ja për një kohë të caktuar në nivel federal nuk është më e aftë për qeverisje.” Organizata rinore e CDU-së dhe CSU-së ka kërkuar para konferencës tre ditore, mprehjen e profilit konservator dhe ndërrime personeli pas humbjeve në zgjedhje. Kreu i Unionit të të Rinjve, Paul Ziemiak u shpreh të premten në mbrëmje, se CDU dhe CSU duhet të sheshojnë shpejt diferencat mes tyre mbi kufirin maksimal të refugjatëve, me qëllim që në fillim të javës së ardhshme të fillojnë bisedimet për krijimin e koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit. Unioni konservator, JU ka rreth 110.000 anëtarë dhe e quan veten shoqata rinore politike më e madhe në Europë. Partia e kancelares gjermane Angela Merkel ka rënë dakord për politikat e emigracionit me partinë e saj simotër. Sipas raporteve të medias, zhvillimi në bisedimet me kristiandemokratët përbën një arritje të rëndësishme tani që kristiandemokratët e Merkel kërkojnë të krijojnë një koalicion qeverisës. CSU ka kërkuar një kufi për numrin e emigranteve dhe ka fajësuar Merkel për rritjen e shënuar nga nacionalistet e AFD ne  zgjedhje. Këta të fundit hynë në Parlament për të parën herë, me 12.6 për qind të votave.  Lideri i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka kërkuar që numri i emigrantëve në vend të kufizohet në 200 mijë në vit, pasi Merkel lejoi hyrjen e 1.3 milionë emigrantëve dhe refugjatëve kryesisht nga Lindja e Mesme që nga 2015. Kancelarja kundërshtonte kufizime të tilla, por edhe kishte thënë se nuk donte përsëritjen e fluksit të madh të parë në kulmin e krizës së emigrantëve. Një marrëveshje mes CSU dhe CDU do të hapë rrugën që Merkel të nisë negociatat për koalicion me partitë e tjera. Para zgjedhjeve Merkel qeveriste në koalicion të madh me socialdemokratët e SPD, por me mazhorancën e kufizuar në Parlament dhe refuzimin e SPD për të bashkëqeverisur sërish, ajo duhet të kthejë sytë në tjetër drejtim.  Ajo synon të bëjë bashkë Demokratët e lirë, liberalë dhe pro-biznesit, me të gjelbrit, por një mision i tillë është i vështirë.

Advertisements