Breaking News

Zbulohet tregtia e armëve mes Emirateve dhe Izraelit

Një prej gazetave sioniste ka zbuluar tregtinë e armëve mes Izraelit dhe Emirateve.

Gazeta sioniste Maariv në një artikull të saj ka shkruar se Emiratet dhe Izraeli prej kohësh kanë pasur tregti të fshehtë armatimesh, bashkëpunim ushtarak dhe sigurie. Artikulli thotë se Metai Kokhafi një prej tregtarëve të njohur të armëve në Izrael, ka nënshkruar kontrata të mëdha për shitjen e armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai së bashku me disa zëvendës dhe gjeneralë të ushtrisë sioniste ka shkuar në Abu Dhabi për të nënshkruar kontrata ushtarake me Emiratet. Maariv shkruan se Izraeli ka pasur bashkëpunim ushtarak edhe me Egjiptin dhe së shpejti në bashkëpunim me këtë vend, Qipron dhe Greqinë do të organizojë një manovër të përbashkët ushtarake. Muajve të kaluar disa prej krerëve të vendeve arabe të rajonit kanë kërkuar normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Izraelin. Përveç kësaj Bahrejni ka kërkuar që vendet arabe t’u japin fund embargos dhe ndërprerjes së marrëdhënieve të tyre me Izraelin. Këto kërkesa janë parashtruar në kohën kur regjimi sionist përveçse ka shtypur popullin palestinez, vitet e fundit ka uzurpuar edhe shumë zona arabe dhe islamike.

Advertisements