Breaking News

OKB: Plani për një kamp të madh të refugjatëve në Bangladesh, tepër i rrezikshëm

Një zyrtar i lartë i OKB tha se ndërtimi i një kampi të madh refugjatësh për myslimanët Rohingia në Bangladesh do të rrezikonte shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Robert Watkins, koordinatori rezident i OKB-së në Dhaka, tha të shtunën se strehimi i më shumë se 800,000 refugjatëve në një kamp të vetëm, siç ishte planifikuar nga Bangladeshi për refugjatët që iknin nga dhuna në Mianmarin fqinj, do të rriste rrezikun për përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse. “Është shumë më e lehtë për të menaxhuar njerëzit, për të menaxhuar gjendjen shëndetësore dhe situatën e sigurisë nëse ka një numër kampesh të ndryshme dhe jo një kamp të përqendruar”, tha Watkins, duke shtuar se  “ka mundësi më të forta që sëmundjet infektive të përhapen shumë shpejt në një kamp të madh “. Më shumë se gjysmë milioni myslimanë Rohingia kanë mbërritur në Bangladesh që nga gushti, kur u intensifikua dhuna kundër komunitetit të tyre në Mianmar. OKB e ka quajtur eksodin si historik dhe si rezultat i politikës së qëllimshme të Mianmarit për “spastrimin etnik” kundër myslimanëve. Bangladeshi ka në plan të ndërtojë kampin në një sipërfaqe prej 1200  hektarë  pranë një kampi refugjatësh në Kutupalong pranë qytetit kufitar të Bazar Cox.

Advertisements