Breaking News

Baidinezhad: ANEA i vetmi organ kompetent për të shprehur mendime mbi marrëveshjen bërthamore

Hamid Baidinezhad, anëtar i ekipit negociator të Iranit në bisedimet për marrëveshjen bërthamore ka thënë se ANEA është i vetmi organ kompetent që mund të japë mendime dhe opinione lidhur me zbatimin e angazhimeve në bazë të marrëveshjes bërthamore.

Hamid Baidinezhad i cili tashmë është ambasador i Iranit në Britani, ditën e shtunë duke reaguar ndaj vazhdimit të deklaratave të papërgjegjshme të autoriteteve amerikane lidhur me marrëveshjen bërthamore ka thënë: Shpallja e zbatimit të angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, është përgjegjësi vetëm e ANEA. Ai lidhur me deklaratën e qeverisë amerikane për shpalljen e strategjisë së saj përfundimtare kundrejt marrëveshjes bërthamore ka thënë se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe të cilën Amerika mund ta pranojë, refuzojë ose reformojë. Ky anëtar i delegacionit iranian në bisedimet për marrëveshjen bërthamore ka thënë se në bazë të pikave të parashtruara nga këtë marrëveshje, i vetmi organ i cili mund të japë mendimin zyrtar mbi zbatimin e angazhimeve bërthamore nga ana e Iranit, është ANEA dhe askush tjetër. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit 2016 dhe që nga ajo kohë qeveria amerikane disa herë ka sabotuar dhe shkelur angazhimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Advertisements