Breaking News

Amerika nuk nënshkruan traktatin kundër armëve bërthamore

Shtetet e Bashkuara riafirmuan se nuk kanë asnjë plan për të nënshkruar një traktat për një botë pa armë bërthamore të mbështetur nga laureatët e çmimit Nobel.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të premten, pak kohë pas shpalljes së laureatëve të çmimit Nobel për Paqen për vitin 2017, se nuk ka ndryshime në qëndrimin e Amerikës ndaj traktatit kundër armëve bërthamore. Uashingtoni beson se traktati nuk do ta bëjë botën më paqësore dhe jo vetëm që nuk do të çojë në shkatërrimin e armëve bërthamore që nuk do të forcojë sigurinë, por nuk do të përmirësojë as sigurinë e shteteve të botës. Të premten, organizata ICAN që lufton për implementimin e traktatit mbi ndalimin e armëve atomike u shpall fitues i të çmimit Nobel për Paqen për vitin 2017 . I krijuar në Australi e i zyrtarizuar më pas në Vjenë në vitin 2007, grupi numëron sot 468 organizata partnere në 101 vende të ndryshme. Plot 122 vende të botës e kanë miratuar traktatin e OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore, por vendet që zotërojnë armë të tilla, përfshirë Amerikën, Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën, nuk ishin pjesë e bisedimeve.  Çmimi i dhënë organizatës ICAN kërkon t’i japë një shtysë të re çështjes së çarmatimit nuklear, në kohën e tensioneve në rritje ndërmjet Uashingtonit dhe Penianit. “Donald Trump dhe Kim Jong un duhet t’i japin fund garës së armëve atomike!” ishte apeli i drejtoreshës së ICAN, Beatrice Fihn, në ditën kur organizata e saj fitoi çmimin Nobel për Paqen.“Kim dhe Trump duhet ta dinë se armët bërthamore janë ilegale. T’i prodhosh dhe të kërcënosh se do t’i përdorësh është gjithashtu ilegale”, ka deklaruar Fihn. Sipas saj, zgjedhja e Donald Trump president ka shtyrë shumë persona të shqetësohen për faktin se ai i vetëm mund të autorizojë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas vëzhguesve politikë, Shtetet e Bashkuara nuk u bashkohen traktateve globale për një botë pa armë bërthamore, por eksperimentet e përsëritura dhe përpjekjet për të modernizuar armët strategjike të SHBA, duke përfshirë armët bërthamore,  i nxisin vendet e tjera të posedojnë armë bërthamore ose t’i modernizojnë ato. Ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump në mënyrë eksplicite tha se nëse duhej të përdorim armë bërthamore, ushtria amerikane do t’i përdorë ato. Çështja për t’u marrë parasysh është se nëse këto armë bien në duart e elementëve jo të besueshëm ose të grupeve terroriste, çfarë fati mund të imagjinohet për botën?

Advertisements