Breaking News

Zarif: Irani në sektorin raketor nuk pranon asnjë kufizim

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë me gazetën amerikane News Week, theksi domosdoshmërinë e ruajtjes së kapacitetit ushtarak dhe mbrojtës të Iranit.

Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se raketat balistike të Iranit nuk janë projektuar për të mbartur armë atomike dhe tha: Testimet raketore të Iranit nuk janë në kontradiktë me thelbin e marrëveshjes bërthamore dhe këto testime kanë vetëm karakter mbrojtës. Zarif rikujtoi faktin se Irani kurrë nuk synon posedimin e armëve atomike dhe shtoi: Irani në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe në bazë të marrëveshjes bërthamore ka në dorë opsione për t’iu përgjigjur Amerikës në rast se ajo del nga marrëveshja bërthamore. Në përgjigje të pyetjes se mendon se Evropa do të mbajë anën e Amerikës në rast të prishjes së marrëveshjes bërthamore apo jo, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Marrëveshja bërthamore u arrit në atë kohë kur të gjithë e kuptuan se kjo është rruga më e mirë. Irani deri tani nuk ka marrë vendim për veprimin që duhet të marrë në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore mirëpo me kalimin e kohës dhe pas analizimit të përgjigjes së palëve të tjera edhe Irani do të ndërmarrë hapin e duhur. Sa i përket mbështetjes së Iranit për presidentin Bashar Asad dhe për të ardhmen politike të Sirisë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Vetëm populli sirian është ai që do të marrë vendim për të ardhmen politike të vendit. Sa i përket veprimtarisë së regjimit sionist në rajon, ministri Zarif tha: Regjimi i Izraelit, Iranin e përdor si mjet për të shtrirë hegjemoninë e tij, për të shkelur të drejtat e palestinezëve dhe për të poseduar armë atomike. Regjimi i Izraeli është i vetmi posedues i armëve atomike në rajon.

Advertisements