Breaking News

Kërcënohet siguria në Rusi

Kërcënimet për sulmet terroriste në rusi, kanë detyruar policinë që të largojë 100 mijë njerëz nga 130 ndërtesa në Moskë.

Kërcënimet me telefona për sulme terroriste brenda një muaji kanë detyruar forcat e policisë që të largojnë 600 mijë banorë nga vendbanime e tyre. Sipas autoriteteve ruse, kërcënimet me telefon vijnë nga jashtë vendit dhe grupi terrorist ISIS është i implikuar në këto kërcënime. Rusia që prej vitit 2015 me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane ka nisur operacionet e saj ushtarak duke bombarduar bastionet e grupeve terroriste takfiriste ISIS dhe Fronti Nusra. Pikërisht kjo ka shtuar kërcënimet ndaj sigurisë dhe kërcënimet për kryerjen e sulmeve terroriste në Rusi.

Advertisements