Breaking News

Bloomberg: Senati nuk ka votat e mjaftueshme për të rivendosur sanksione kundër Iranit

Kanali televiziv amerikan Bloomberg, ka thënë se në rast se presidenti amerikan nuk konfirmon zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, Senati amerikan nuk ka votat e mjaftueshme për të vendosur përsëri sanksione kundër Iranit.

Sipas ligjit në Amerikë, Donald Trump një herë në 90 ditë duhet të raportojë mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Afati 90 ditor përfundon më 15 tetor dhe disa media duke u bazuar në burimet e tyre kanë thënë se Donald Trump kësaj here do të hedhë poshtë zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Në rast se Donald Trump nuk konfirmon zbatimin e angazhimeve të Iranit, atëherë Kongresi do të marrë vendim për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit. Pas kësaj date Kongresi amerikan ka 60 ditë afat për të rishqyrtuar mundësinë e rikthimit të sanksioneve kundër Iranit. Aktualisht presidenti Donald Trump ka mosmarrëveshje me sekretarët dhe këshilltarët e tij në këtë çështje.  Për momentin kritikët e ashpër të marrëveshjes bërthamore në Senat, d.m.th. republikanët, kanë 52 nga 100 vende në Senat. Mirëpo sipas Bloomberg për momentin Rand Paul ka paralajmëruar presidentin amerikan duke i sugjeruar atij të mos e prishë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Përveç kësaj Susan Collins dhe Jeff Flakë dy përfaqësues të tjerë republikanë në Senat, janë kundër rikthimit të sanksioneve kundër Iranit. Ndërkohë të gjithë demokratët mbështesin marrëveshjen bërthamore.

Advertisements