Breaking News

Arabia saudite reagon ndaj futjes në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve

Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB ka hedhur poshtë raportet e kësaj organizate lidhur me veprimtarinë e koalicionit saudite në Jemen dhe futjes në listën e shkelësve të të drejtave të njeriut.

Abdullah Moalemi, ka pretenduar se statistikat e paraqitura në raportin e OKB nuk janë të sakta dhe nuk pranohen nga Riadi. Në raportin e OKB thuhet se në sulmet e Arabisë Saudite në Jemen janë vrarë dhe plagosur 683 fëmijë. Përfaqësuesi saudit në OKB ka pretenduar se Arabia Saudite në bombardimet kundër Jemenit, bën të gjitha përpjekjet për të parandaluar viktimat në radhët e civilëve. Ndërkohë këto sulme kanë shkaktuar mbi 13 mijë civilë të vrarë dhe kanë shkatërruar tejmase infrastrukturën e Jemenit.

Advertisements