Breaking News

Shtëpia e Bardhë: Donald Trump e ka marrë vendimin e tij për marrëveshjen bërthamore

Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti amerikan e ka marrë vendimin e tij për marrëveshjen bërthamore dhe strategjinë që Amerika duhet të ndjekë kundrejt Iranit.

Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump, shumë shpejt do të publikojë vendimin e tij dhe shtoi: Presidenti Trump ka hartuar strategjinë që duhet ndjekur kundrejt Iranit dhe kjo strategji do të publikohet së shpejti. Sipas ligjit në Amerikë, Donald Trump një herë në 90 ditë duhet të raportojë mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Afati 90 ditor përfundon më 15 tetor dhe disa media duke u bazuar në burimet e tyre kanë thënë se Donald Trump kësaj here do të hedhë poshtë zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Në rast se Donald Trump nuk konfirmon zbatimin e angazhimeve të Iranit, atëherë Kongresi do të marrë vendim për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit. Për momentin presidenti Donald Trump ka mosmarrëveshje me sekretarët dhe këshilltarët e tij në këtë çështje. Rex Tillerson sekretari amerikan i shtetit, James Mattis sekretari i mbrojtjes dhe Josef Dunford kreu i shtabit të ushtrisë amerikane, disa herë kanë konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kanë kërkuar ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Advertisements