Breaking News

Donald Trump, përsërit pretendimet e tij anti-iraniane

Presidenti amerikan Donald Trump, ka përsëritur pretendimet e tij se gjoja Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore.

Në një takim me komandantët ushtarakë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump president i Amerikës ka pretenduar se Irani ka shkelur thelbin e marrëveshjes bërthamore dhe pasi pretendoi se do të bëjë gjithçka për të parandaluar posedimin e armëve atomike nga ana e Iranit tha se Irani mbështet terrorizmin. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 (Irani, Gjermania, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Amerika) ka nisur të zbatohet prej janarit 2016, mirëpo Amerika është i vetmi vend i këtij grupi që ka shkelur marrëveshjen bërthamore. Donald Trump gjithashtu përkundër nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj. Trump mban qëndrime armiqësore kundër Iranit në kohën kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atamike, OKB dhe KS i OKB kanë konfirmuar faktin se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar angazhimet e saj në marrëveshjen bërthamore. Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, pasi ka vënë në dukje se marrëveshja bërthamore i përket Bashkësisë Ndërkombëtare, ka thënë: Kjo nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të ndryshohet.

Advertisements