Breaking News

Kërcënohet përsëri metroja e Londrës

Policia britanike, njoftoi për një shpërthim të kontrolluar nga distanca, në stacionin Angel të metrosë së Londrës.

Scotlandyard ( policia angleze) tha se pas zbulimit të një pakete të dyshimtë në stacionin Angel të metrosë së Londrës, ky stacion është boshatisur menjëherë. Stacioni është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë ndërkohë që janë mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë tek ai. Edhe më 21 korrik stacioni Angel ishte boshatisur për shkak të kërcënimeve në sigurinë e tij. Më herët shpërthimin një pako e vendosur në stacionin e metrosë Borxh Hill në Londër shpërtheu duke shkaktuar tmerr dhe frikë. Zyrtarët e policisë së Londrës njoftuan se dëshmitarët kishin raportuar një shpërthim të një pakoje në një metro në Londër, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe ankth. Policia e Londrës gjithashtu tha se forcat e policisë janë vendosur në vendin e ngjarjes  dhe stacioni është i mbyllur dhe nuk ka udhëtime për momentin. Më shumë detaje rreth këtij incidenti deri më tani ende nuk janë lëshuar. Mbretëria e Bashkuar është përballur me rritjen e sulmeve terroriste në muajt e fundit. Nga një sulm i dyshuar me acid në pjesën lindore të Londrës, janë lënduar gjashtë vetë, ka thënë policia britanike dhe ka njoftuar se është arrestuar një person 15 vjeçar.

Advertisements