Breaking News

Ministri iranian i mbrojtjes thekson bashkëpunimin Iran-Turqi

Ministri iranian i mbrojtjes pasi vuri në dukje se Amerika dhe regjimi sionist pas dështimit të planit ISIS kanë nisur zbatimin e planit për ndarjen territoriale të vendeve të rajonit, tha se Irani dhe Turqia si dy vende të rëndësishme dhe me ndikim në rajon, nuk do të lejojnë zbatimin e këtij plani.

Kolonel Amir Hatami, ditën e martë u takua me kolonel Hulusi Akar shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Në këtë takim ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit theksoi ruajtjen e unitetit dhe tërësisë territoriale të vendeve të rajonit mes tyre Irakun dhe tha; Bashkëpunimi i Iranit, Turqisë dhe Irakut mund të ndikojnë në ngritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe të pengojë procesin e ndarjes vullnetare. Kolonel Hulusi nga ana e tij përmendi qëndrimin e përbashkët të Iranit, Irakut dhe Turqisë mbi vendimin e Kurdistanit për ndarjen nga Iraku dhe tha: Ankaraja mbështet tërësinë territoriale, unitetin dhe solidaritetin e Irakut dhe në asnjë mënyrë nuk pranon ndryshimin e kufijve të vendeve të rajonit. Referendumi separatist i rajonit të Kurdistanit të Irakut me gjithë kundërshtimet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare u organizua për interes të Masud Barzanit më 25 shtator, edhe pse ky veprim është shkelje e kushtetutës së Irakut. Vetëm regjimi sionist, i cili është përkrahës i ndarjes së vendeve të rajonit, ka përkrahur organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Advertisements