Breaking News

Funksionimi i marrëveshjes bërthamore, opsioni më i mirë për Amerikën

Kreu i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës, ditën e martë theksoi se funksionimi i marrëveshjes bërthamore është opsioni më i mirë për qeverinë e Donald Trump.

Vetëm disa orë pasi James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, shprehu mbështetjen e tij për marrëveshjen bërthamore, kreu i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës, në një mesazh të tij në Twitter ka thënë: Sekretari i mbrojtjes ka të drejtë. Richard Hass, shtoi: Qëndrimi në marrëveshjen bërthamore është opsioni më i mirë për Amerikën. Ditën e martë sekretari amerikan i mbrojtjes doli kundër presidentit Donald Trump dhe tha se marrëveshja bërthamore është në anë të interesave të Amerikës. Joseph Dunord, kreu i shtabit të ushtrisë amerikanë gjithashtu më 26 shtator, pasi konfirmoi faktin se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kërkoi që Amerika të qëndrojë në marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1. Marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit, Gjermanisë, Francës, Anglisë, Kinës, Rusisë dhe Amerikës, nisi të zbatohet prej janarit 2016, mirëpo Amerika si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje disa herë e ka shkelur dhe sabotuar atë.

Advertisements