Breaking News

Camsky: Amerika dhe Izraeli nuk mund ta durojnë dot një Iran të pavarur

Teoricieni i njohur amerikan Noam Camsky ka thënë se Amerika dhe regjimi sionist nuk mund ta durojnë dot faktin që Irani është vend i pavarur në rajon dhe Uashingtoni përdor çdo mjet dhe shfrytëzon çdo mundësi për të dëmtuar dhe goditur Iranin.

Ditën e martë Noam Camsky tha: Populli iranian në shkurt të vitit 1979, rrëzoi regjimin diktatorial të Shahut, i cili ishte i varur plotësisht tek Uashingtoni dhe ky veprim nga pikëpamja e funksionarëve amerikanë është një veprim i pafalshëm. Për Amerikën ekzistenca e një Irani të fuqishëm në rajon, është e papranueshme sidomos për ato vende dhe regjime që synojnë të uzurpojnë rajonin. Camsky vuri në dukje se vitet e fundit, Amerika për çdo ditë është munduar të godasë Republikën Islamike të Iranit dhe theksoi se regjimi Bath i Irakut në vitin 1980 sulmoi Iranin duke pasur mbështetjen e gjithanshme të Amerikës. Ky teoricien amerikan, rikujtoi se armiqësia e Amerikës ndaj Iranit vazhdoi dhe sot kjo armiqësi ndiqet me vendosjen e sanksioneve të jashtëligjshme.

Advertisements