Breaking News

Zarif shkon në Katar

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka arritur në Doha për tu takuar me funksionarët e Katarit.

Muhamed Xhavad Zarif, pas takimit që pati me funksionarët e Omanit ditën e hënë u nis nga Maskati në drejtim të Dohas në Katar. Gjatë qëndrimit në Katar, shefi i diplomacisë iraniane pritet të takohet me Tamim Bin Hamd al-Thani emir dhe me Muhamed Bin Abdul’Rahman al-Thani ministër i jashtëm i Katarit. Kjo është vizita e parë një funksionari të lartë të Republikës Islamike të Iranit në Katar që nga koha e tensionimit të marrëdhënieve mes Riadit dhe aleatëve të tij me Dohan. Ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në Oman u takua me mbretin Sulltan Kabus dhe me Jusef Bin Alavi ministër i jashtëm i Omanit me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale. Muhamed Xhavad Zarif pas këtij takimi u largua nga Omani dhe shkoi në Katar.

Advertisements