Breaking News

Ulet rritja ekonomike në Arabinë Saudite

Rritja ekonomike në Arabinë Saudite, në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë është ulur me 2.3%.

Zyra e statistikave në Arabinë saudite ditën e dielë ka nxjerrë një raport mbi nivelin e PBB, ku njoftoi uljen me 2.3%. Shkak për uljen e rritjes ekonomike në Arabinë Saudite është bërë çmimi i ulët i naftës dhe ulja e prodhimit të naftës në këtë vend. Më shumë se 90% e të ardhurave të Arabisë Saudite garantohen nga shitja e naftës. Duke qenë se çmimi i naftës në tregun botëror është ulur që prej vitit 2014, Arabia Saudite u detyrua të zbatojë politikat e kursimit ekonomik dhe të tkurrjes së shpenzimeve të saj. Nga viti 2014-2016 niveli i deficitit buxhetor në Arabinë Saudite është përllogaritur 200 miliard dollarë.

Advertisements