Breaking News

Shefi i shtabit të ushtrisë së Turqisë takohet me gjeneral Bagheri

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Turqisë sot në mëngjes është takuar dhe ka biseduar me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit në Teheran.

Gjeneral Hulusi Akar, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Turqisë dhe gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, në këtë takim kanë biseduar në lidhje me zhvillimet e rajonit dhe sigurinë e kufijve të përbashkët. Gjeneral Hulusi Akar dhe delegacioni i tij shoqërues pas arritjes në selinë e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, ka shprehur nderime përpara varrezave të dëshmorëve të paidentifikuar të Iranit. Gjeneral Hulusi Akar i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Teheran për tu takuar dhe biseduar me funksionarët ushtarakë dhe të sigurisë së Iranit, sot pasdite do të takohet edhe me admiral Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Në takimet e këtij funksionari të lartë ushtarak të Turqisë në Teheran do të diskutohen zhvillimet e sigurisë, mbrojtjes dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri, luftën kundër terrorizmit, sigurinë e kufijve të përbashkëta dhe gjithashtu do të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Advertisements