Breaking News

Human Rights Watch bashkëpunon me Amerikën kundër Iranit

Organizata Human Rights Watch (HRW) me anë të një raporti të saj ka pretenduar se Republika Islamike e Iranit, fëmijët afganë i ka përdorur në luftën kundër terroristëve në Siri.

Kjo organizatë pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke bashkëpunuar me Amerikën, ka pretenduar se Irani fëmijët emigrantë afganë me banim në Iran, i ka dërguar në Siri për t’i ardhur në ndihmë qeverisë siriane. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij më të fundit ka akuzuar Iranin se refuzon luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe ka pretenduar se Irani emigrantët afganë dhe pakistanez i dërgon në Siri. Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. HRW gjithashtu në kuadër të mbështetjes për terroristët ka pretenduar se forcat popullore të Irakut, kanë torturuar banorët e shpërngulur nga Mosuli. Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut ka hedhur poshtë të tilla pretendime dhe ka thënë se ushtria dhe forcat e rezistencës sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur civilët. Irani në kuadër të luftës kundër grupeve terroriste takfiriste, me kërkesë zyrtare të qeverive të Irakut dhe Sirisë, i ndihmon këto vende me konsulentë ushtarakë. Kriza në Siri dhe në Irak ka nisur në vitin 2011 dhe 2014 me sulmet e grupeve terroriste të krijuar dhe mbështetur nga Amerika, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre në interes të regjimit sionist.

Advertisements