Breaking News

Turqia hap bazën më të madhe në Afrikë në shtetin e Somalisë

Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, duke forcuar kështu lidhjet e saj me kombin e paqëndrueshëm mysliman, por strategjik.

Më shumë se 10 mijë ushtarë somalezë do të stërviten nga oficerët turq në bazë, tha një zyrtar i lart turk përpara ceremonisë në kryeqytetin Somalez, ku mori pjesë edhe shefi i shtabit ushtarak turk Hulusi Akar, shkruan Reuters. Hapja e kësaj baze kushtoi 50 milionë dollarë dhe dhe do të trajnojë trupat somalezë në luftën kundër terroristëve Sl-Shabaab. Por gjithashtu kjo sinjalizon lidhjet gjithnjë e më të ngushta mes Turqisë dhe Somalisë. Në ceremoninë e hapjes së bazës ushtarake që u zhvillua ditën e shtunë, kryeministri i Somalisë Hassan Ali Khaire falënderoi qeverinë turke për hapjen e shkollës së trajnimit dhe tha se kjo do të ndihmonte qeverinë për të rindërtuar edhe njëherë ushtrinë. Objekti mund të trajnojë dhe strehojë njëkohësisht 1000 ushtarë. Marrëdhëniet e Turqisë me këtë zonë të Afrikës datojnë që nga Perandoria Osmane, por qeveria e Presidentit Taip Erdogan është bërë aleat i afërt i qeverisë së Somalisë vitet e fundit. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka vizituar dy herë Mogadishun dhe kur ai bëri udhëtimin e tij të parë në vitin 2011, ai u bë udhëheqësi i parë jo afrikan që vizitoi vendin e shkatërruar nga lufta. Analistët thonë se pas Pranverës Arabe, Ankaraja ka gjetur një partner të gatshëm siç është Somalia.

Advertisements