Breaking News

Tillerson takohet me ministrin e punëve të jashtme të Kinës

Wang Ji, ministri punëve të jashtme të Kinës dhe Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të shtunën janë takuar dhe kanë biseduar në Pekin.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Rex Tillerson, shefi i DASH, pas shkëmbimin të deklaratave kërcënuese mes presidentit të Amerikës dhe liderit të Koresë Veriore, ka udhëtuar drejt Pekinit për tu takuar me autoritetet kineze dhe për të reduktuar nivelin e tensioneve me Penianin. Bindja e Kinës për të bashkëpunuar më shumë për vendosjen e kufizimeve ndaj programit bërthamor të Penianit dhe krijimi i kushteve për vizitën e parë të Donald Trump në Kinë, ishin prioritetet kryesore të programit të vizitës diplomatike të shefit të DASH në Kinë. Donald Trump, presidenti i Amerikës në muajin nëntor të vitit 2017, do të zhvillojë një vizitë në Kinë. Rex Tillerson, shefi i DASH, gjatë kësaj vizite u takua edhe me presidentin kinezë dhe me funksionarë të tjerë të Kinës.

Advertisements