Breaking News

Shënohet Dita e Ashures në Shkup

Me rastin muajit të bereqetit dhe solidaritetit, sot në Çarshinë e Vjetër, në praninë e shumë mysafirëve, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara dhe kalimtarët e rastit, u shënua Dita e Ashures.

Ky manifestim, tashmë tradicional, për 12 vite mbahet në  Shkup në organizim të Organizatës Humanitare “El Hilal”-it dhe Shoqatës Bamirëse e Kulturore “Ensar”. Mbështetje edhe këtë herë pati nga qyteti i Bursës dhe komuna e Çairit.

Ishte një ditë e mrekullueshme, ku nuk munguan mesazhet e paqes solidaritetit dhe mirëqenies nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal Kara, kryetari i “El Hilal”-it, Behixhudin Shehapi dhe përfaqësuesit e komunës së Bursës dhe Çairit, Ibrahim Karaman dhe Zahir Bekteshi.  Fjalime pati edhe nga hoxhallarët Ali Sadiku dhe Sulejman Baki.

Advertisements