Breaking News

Katalunjë, votohet mes dhunës dhe bllokadës policore

Referendumi i pavarësisë në Katalunjë nisi në mënyrë kaotike, me turma të mëdha njerëzish të mbledhura përpara qendrave të votimit, e policinë që përpiqet të pengojë procesin.

Zyrtarët rajonalë parashikojnë një pjesëmarrje masive në votim dhe shenjat janë të qarta. Por nuk ka për të qenë një sipërmarrje e lehtë.Qeveria qendrore është zotuar ta bllokojë votimin e shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Efektivët e policisë nuk po u lejojnë njerëzve hyrjen në qendrat e votimit, e në disa prej tyre kanë larguar dhe kutitë. Në Girona, njësi speciale policore hynë me dhunë në qendrën ku duhet të votonte udhëheqësi rajonal, Carles Puigdemont. Ai, megjithatë, arriti ta hidhte votën e tij.Pavarësisht apeleve për qetësi, përplasjet nuk kanë munguar.Gjatë natës, me mijëra mbështetës të shkëputjes pushtuan shkollat që do të përdoren si qendra votimi, edhe pse autoritetet e bënë të qartë se ata do të dëboheshin që të gjithë. Organizatorët e referendumit u kanë bërë thirrje votuesve të dalin e të mbrojnë vendet e votimit, por apeluan për rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi të policisë.Në disa zona, fermerët i bllokuan rrugët me traktorë dhe dyert e shkollave u hoqën, në mënyrë që autoritetet ta kishin më të vështirë të mbyllnin ndërtesat. Votuesit janë grumbulluar që pa gdhirë, duke sfiduar kështu hapur paralajmërimët e Madridit.

Advertisements