Breaking News

Këshilli i Evropës kritikon Greqinë për emigrantët

Emigrantët e vendosur në qendrat për pranim në Greqi jetojnë në hapësira të ndyra dhe të stërngarkuara dhe janë ballafaquar me mungesë të ushqimit dhe ujit për pije dhe me torturë policore, thekson Komiteti Kundër Racizmit dhe Intolerancës pranë Këshillit të Evropës në raportin e vet për kushtet në të cilat jetojnë mijëra persona në qendrat migruese greke.

“Mbajtja e njerëzve në kushte të tilla mund të llogaritet si sjellje johumane dhe ofenduese, që mund të paraqes edhe rrezik për shëndetin publik”, thuhet në dokument, të përgatitur në bazë të pikëpamjeve të ekspertëve të Komitetit pas vizitës së tyre në qendrat për pranim të emigrantëve në Greqi. Ekspertët e Komitetit në periudhën e theksuar kanë vizituar njëzet qendra pranimi, stacione policore dhe vendkalime kufitare, ku janë mbajtur emigrantë “ndonjëherë me javë, e madje edhe me muaj”. Ata i kanë vizituar edhe pikat për regjistrim të refugjatëve të sapoardhur dhe emigrantëve në dy ishuj grekë në Detin Egje. Në raportin si shembuj për kushtet e këqija në të cilat jetojnë emigrantët përmendet gjendja në qendrën për pranim në Selanik, ku ka pasur probleme serioze dhe në pikën për regjistrim në Lesbos, ku në një kontenjer prej 46 metrave katrorë janë vendosur 43 persona. Dokumenti përmban deklarata të emigrantëve të cilët ankohen se janë eksponuar në dhunë nga ana e policëve, të cilët thuhet se i kanë shqelmuar dhe goditur me grushte.  Komiteti Kundër Racizmit dhe Intolerancës në Këshillin e Evropës, kritikoi Greqinë për shkak të diskriminimit dhe dhunës ndaj emigrantëve dhe romëve. Në një raport të publikuar nga Komiteti, konstatohet se pavarësisht ligjit për luftën kundër racizmit në Greqi është shqetësuese vazhdimi i dhunës kundër emigrantëve, refugjatëve dhe diskriminimi kundër romëve. Veçanërisht është kritikuar mos-parandalimi i diskriminimit ndaj studentëve romë, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.  Në raport gjithashtu janë cilësuar si “pozitive për Greqinë miratimi i ligjit në luftën kundër racizmit dhe ekipet e policisë të formuar për të luftuar racizmin dhe praktikat në lidhje me caktimin e prokurorit special për krimet raciste”. Ka tërhequr vëmendjen gjithashtu edhe “mos-reduktimi i fjalëve raciste dhe urrejtjes kundër imigrantëve dhe refugjatëve në veçanti, nga politikanët dhe nëpunësit civilë”. Në raport gjithashtu janë vlerësuar se veçanërisht aktivitetet e partive të djathta ekstreme që kanë  nxitur racizmin dhe ksenofobinë në vend. Nga ana tjetër Në fjalimin e tij në Sorbone mbi të ardhmen e Europës, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se kriza e emigracionit është një sfidë afatgjatë. Sipas tij, “për sa kohë që lëmë partnerët tanë të zhyten pa i ndihmuar të mbrojnë kufijtë dhe sa kohë jemi të paaftë të realizojmë kthimin e emigrantëve pa të drejtë azili, ne do të humbasim njërëzimin”. Macron apeloi për “rindërtimin e një Evrope sovrane, të bashkuar dhe demokratike”. Në çështjen e emigrantëve, tha Macron, “fati ynë është i lidhur me atë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Ne duhet të integrojmë dhe mirëpresim ata që kanë të drejtën e azilit”. “Së bashku,” vazhdoi Macron, “duhet të kemi kurajën për të nisur këtë udhëtim”. Sepse Evropa që ne e njohim është shumë e dobët, e ngadaltë dhe e paefektshme. Megjithatë, ai vuri në dukje para një audience të madhe të Ministrave, Ambasadorëve dhe studentëve u mblodhën në Sorbonne, se ajo është në gjendje për të përballuar sfidat në të ardhmen, duke filluar me çështjet e sigurisë dhe globalizimit.

Advertisements