Breaking News

Evropa edhe një herë shpreh mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore

Ambasadorët e vendeve si Anglia, Franca, Gjermania dhe përfaqësuesi i BE në Amerikë, ditën e hënë kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore.

David O’Sullivan përfaqësues i BE në Amerikë në një fjalim të tij në këshillin e atlantikut, ka thënë se prishja e marrëveshjes bërthamore shkakton dëm të madh. Petter Wittig ambasador i Gjermanisë në Amerikë gjithashtu ka thënë se nëse perëndimi e shkel këtë marrëveshje, atëherë ai do diskreditohet. Kim Darroch ambasador i Britanisë në Uashington në fjalimin e tij në këshillin e atlantikut ka thënë se kryeministrja britanike Theresa May në takimin që ka pasur me Donald Trump ka theksuar zbatimin e  marrëveshjes bërthamore nga ana e Londrës. Ndërsa Gerad Araud ambasador i Francës në Amerikë ka thënë se Parisi kërkon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Më herët Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane disa herë ka shprehur mbështetjen e BE për marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë se kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të ndryshohet por është një marrëveshje shumëpalëshe dhe ndërkombëtare. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit 2016 por Donald Trump presidenti amerikan duke e cilësuar atë një marrëveshje të tmerrshme, ka kërkuar anulimin e saj.

Advertisements