Breaking News

Boruxherdi: Pasurimi i uraniumit nga Irani shtohet pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit tha se me largimin e Amerikës nga programi i përbashkët i veprimit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, Irani do të shtojë menjëherë kapacitetin e tij të pasurimit të uraniumit.

Alaudin Boruxherdi, në një intervistë për agjencinë studentore të lajmeve ISNA, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Donald Trump lidhur me largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Amerika me qëndrimet e saj kundrejt marrëveshjes bërthamore ka dëmtuar emrin e vet në nivel botëror dhe nëse ajo arrin në përfundimin për të mos qenë pjesë e marrëveshjes bërthamore, pasurimi i uraniumit në Iran në kuadër të qëllimeve paqësore do shtohet. Donald Trump më 19 shtator në fjalimin e tij në AP të OKB për të disatën herë programin e përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore e ka cilësuar të tmerrshëm dhe ka kërkuar anulimin e marrëveshjes bërthamore. Mirëpo Boruxherdi theksoi se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare e mbështetur nga KS i OKB dhe Amerika me qëndrimet e saj vetëm sa izolon vetveten. Në fund z. Boruxherdi tha se në rast se Amerika merr vendim për tu larguar nga marrëveshja bërthamore, vendimmarrja përfundimtare i takon këshilli të lartë të sigurisë kombëtare dhe delegacionit iranian për monitorimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements