Breaking News

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë akuzon SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë e quajti Amerikën përkrahëse të terrorizmit.

Në këtë drejtim, Ministri turk i Mbrojtjes Nuredin Xhanikli akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e gjerë për organizatat terroriste me pretekstin e luftimit të terrorizmit. Ai tha në takimin e jashtëzakonshëm të Parlamentit turk se Ankaraja nuk do të lejojë asnjë organizatë që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare turke të jetë aktive brenda kufijve të Turqisë. Në fjalën e tij, Ministri turk i Mbrojtjes vuri në dukje referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Deklaratat e ministrit turk të Mbrojtjes pasqyrojnë faktin se zyrtarët e qeverisë së Ankarasë konsiderojnë se rajonet e pasura me naftë në Irak janë brenda fushës së sigurisë së brendshme të Turqisë. Duket se, kjo është një nga arsyet pse zyrtarët e Ankarasë kundërshtojnë një referendum separatist në rajonin e Kurdistanit irakian. Sepse në rastin e ndarjes së rajonit kurd nga Iraku dhe shpërbërjes së këtij vendi, problemet rajonale të Ankarasë do të përkeqësohen në mënyrë të paprecedente. Turqia, me më shumë se 25 milionë kurdë, ka përqindjen më të lartë të popullsisë kurde në rajon. Në fakt, më shumë se një e katërta e popullsisë turke janë kurdë. Zyrtarët e qeverisë së Ankarasë organizatat opozitare kurde, duke përfshirë edhe Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit të Turqisë i konsiderojnë grupe terroriste. Në të njëjtën kohë, duket se qeveria e Ankarasë i konsideron të gjithë kurdët e rajonit  si aleatë të njëri-tjetrit dhe armiq të Turqisë. Qeveria turke mendon se ndihma ushtarake amerikane ndaj kurdëve sirianë është një dëshmi për mbështetjen e SHBA për terrorizmin dhe ata besojnë se këto armë do të jenë përfundimisht në dispozicion të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit të Turqisë. Presidenti turk RecepTayyip Erdogan, ka kritikuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhënë Partisë Demokratike kurde të Unitetit (PYD) në Siri, duke theksuar se rajoni është shndërruar në një “pishinë gjaku”, për shkak të paaftësisë së Uashingtonit për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij grupi. Ankaraja pretendon se grupet kurde në Siri janë degë të PKK-së, të cilët Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë si grupe terroriste, që gjatë muajve të kaluar kanë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse në Turqi. Përkrahja e ShBA-së për YPG-në ka shkaktuar probleme për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, mirëpo Turqia beson që ShBA-ja nën udhëheqjen e Trumpit nuk do të ndihmojë më këtë grup në luftën kundër ISIS-it. Por ky besim i Ankarasë nuk ka rezultuar i saktë. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përdorur grupe terroriste si ISIS dhe disa vende në rajon si Turqia,  kanë luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një krize të rëndë e të përgjakshme në rajon, krizë së cilës nuk po i duket fundi.

Advertisements