Breaking News

Zarif: Negociatat me Amerikën të padobishme

Ditën e premte, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me Taro Kano ministër i jashtëm i Japonisë tha se politika e Uashingtonit kundrejt marrëveshjes bërthamore, i përcjell këtë mesazh botës se bisedime me Amerikën janë të padobishme.

Marrëveshja bërthamore mes Irani dhe grupit 5+1 ( Amerika, Britania, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania) ka nisur të zbatohet prej janarit 2016, mirëpo qeveria amerikane si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje deri tani ka sabotuar disa herë zbatimin e angazhimeve të saj. Donald Trump programin e përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore e ka cilësuar marrëveshje të tmerrshme dhe kërkon anulimin e saj, mirëpo bota e kundërshton këtë qëndrim të presidentit amerikan. Muhamed Xhavad Zarif, në takimin që pati me ministrin e jashtëm të Japonisë, diskutoi edhe mbi krizën në gadishullin korean dhe tha: Republika Islamike e Iranit është kundër çdo lloj prodhimi, testimi dhe zgjerimi të armëve atomike. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu përmendi edhe krimet e ushtrisë dhe budistëve ekstremistë kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar dhe kërkoi ndihmën e Japonisë si një vend me ndikim në rajon për të përmirësuar gjendjen e myslimanëve Rohingya. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Japonisë iranian e cilësoi një vend të rëndësishëm dhe me themel në botë. Taro Kano tha se Japonia e mbështet marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se Tokio u rikujton të gjitha vendeve rëndësinë që ka programi i përbashkët i veprimit të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements