Breaking News

OKB: Ikja e myslimanëve nga Mianmari, eksodi më i madh në dekadat e fundit

Zyra për ndihmat humanitare të OKB (OCHA) ditën e premte njoftoi se largimi i detyruar i 700 mijë myslimanëve Rohingya nga Mianmari për në Bangladesh është eksodi më i madh i dekadave të fundit.

Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB, duke cituar komisarin e lartë të OKB për çështjet e emigrantëve, tha se kjo organizatë është angazhuar tejmase për shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ndihmave të tjera humanitare sipas kërkesës së qeverisë Bangladeshin për tu ardhur në ndihmë myslimanëve të shpërngulur. Ndërkohë OBSH ka shprehur shqetësimin e saj mbi gjendjen e myslimanëve në kufirin mes Bangladeshit dhe Mianmarit dhe ka thënë se për shkak të kushteve të krijuara është e vështirë të dërgohen medikamente dhe pajisje të tjera mjekësore dhe higjienike. Ushtria dhe budistët ekstremistë të Mianmarit, prej 25 gushtit kanë një ofensivë të gjerë kundër myslimanëve Rohingya në provincën Rakhin ku deri tani kanë vrarë mbi 6 mijë myslimanë dhe plagosur 8 mijë të tjerë. Qindra mijëra myslimanë gjithashtu janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre për shkak të dhunës së ushtrisë.

Advertisements