Breaking News

Kryeministrja angleze: Londra nuk heq dorë nga nderi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Britania nuk do t’i kthejë shpinën Evropës dhe nuk heq dorë nga nderi i anëtarësimit në BE.

Kështu deklaroi Theresa May kryeministre e Anglisë e cila në një fjalim të saj në Firence të Italisë tha se Britania me largimin e saj nga BE në asnjë mënyrë nuk synon që të heqë dorë nga uniteti i saj me vendet e Evropës dhe të heqë dorë nga angazhimet e veta mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe në mbrojtje nga kërcënimet ndërkombëtare si programi atomik i Koresë së Veriut. May, gjatë fjalimit të premten, propozoi periudhë dyvjeçare të tranzicionit, pasi Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Britania duhet të jetë në gjendje të hyjë në tregun e përbashkët evropian gjatë kësaj periudhe dhe vendet e tjera të BE-së “të mos paguajnë më shumë”. May po ashtu tha se Londra do të paguajë “faturën” për largimin nga blloku. Komentet e saj vijnë në kohën kur negociatat për Brexit kanë ngecur te çështja e shumës që Britania duhet të paguajë për të përmbushur zotimet e saj financiare ndaj bllokut. Bashkimi Evropian mirëpriti “frymën konstruktive” të fjalimit të kryeministres britanike, Theresa May, e cila tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë “të respektojë angazhimet e saj” në buxhetin aktual të bllokut.

Advertisements