Breaking News

134 vende të botës mbështesin marrëveshjen bërthamore

Anëtarët e grupit G-77 ditën e premte me anë të një deklarate edhe një herë shprehën mbështetjen e tyre për programin e përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore dhe theksuan heqjen e sanksioneve të njëanshme të vendosura kundër Iranit.

Në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të grupit G-77, takim që u mbajt në kuadër të sesionit të radhës së AP të OKB në Nju Jork, të gjitha vendet pjesëmarrëse shprehën mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore. Në deklaratën e lëshuar pas këtij takimi është theksuar se marrëveshja bërthamore është shembull konstruktiv dhe real i rezultatit të bisedimeve shumëpalëshe për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme botërore. Ministrat e 134 vendeve anëtare në grupin G-77, në këtë deklaratë gjithashtu kërkuan të hiqen të gjitha sanksionet e njëanshme të vendosura kundër Republikës Islamike të Iranit. Në takimin e grupit G-77 ishte i pranishëm kryetari i AP i OKB dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate. Irani është vend anëtar i këtij grupi dhe në përfaqësi të Iranit ka mbajtur fjalim z. Abas Eragçi. Grupi G-77 është krijuar në vitin 1964 nga 77 vende në zhvillim gjatë një takimi që u mbajt në Gjenevë. Ndërsa  Golamali Khoshro, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një fjalim të tij ka thënë se pas fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në AP të OKB ministrat e jashtëm të 134 vendeve anëtare të grupit G-77, njëzëri  dhe me zë të lartë kanë mbështetur marrëveshjen bërthamore dhe u shprehën kundër çdo lloj sanksioni ekonomik kundër Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements