Breaking News

Vuçiq: Serbia, e gatshme për kompromise të rënda me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ndër tri prioritetet nacionale të Serbisë, është zgjidhja e problemeve politike me Kosovën.

Sipas fjalëve të tij, Serbia është e gatshme për kompromise të rënda për kërkimin zgjidhjes së problemeve të rënda. “Është një hap fakti që në Kosovë përgjatë katër viteve të fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje etnike”, ka thënë ai në selinë e OKB-së. “Po investojmë përpjekje në stabilizimin gjithëpërfshirës në Ballkan. Rri qetë kundër fyerjeve dhe sulmeve, sepse pajtimi është më e rëndësishme se gjithçka”. Progresi i qenësishëm i regjistruar përgjatë të gjithë këtij procesi konfirmon në bindjen e kreut të shtetit serb, konstruktivitetin dhe gatishmërinë e Beogradit për dialog. Por, ndonëse ai vet është nismëtari i nisjes së një dialogu të brendshëm në vend, që mund të shërbejë si prelud i heqjes së preambulës së Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, nga foltorja e OKB-së ai bëri thirrje që Kosova të mos pranohet në UNESCO, një ndërhyrje kjo që nuk pasqyrohej në fjalimin zyrtar, por ishte rezultat i një njoftimi të minutave të fundit. “Përpara se të hyja në këtë sallë mora një informacion, sipas të cilit autoritetet e Prishtinës njoftuan se kanë siguruar shumicën e nevojshme për statusin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ju bëj thirrje të gjithëve, që të mos e lejoni një gjë të tillë, duke kujtuar se ata njerëz morën pjesë në shkatërrimin e manastireve dhe kishave serbe”, tha Vuçiç.

Advertisements