Breaking News

Ebadi: Nuk e pranojmë referendumin e Kurdistanit të Irakut

Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në takimin që pati me Fuad Masum president i Irakut ka thënë; Duke qenë se referendumi i rajonit të Kurdistanit bie ndesh me kushtetutën, ne nuk e pranojmë këtë referendum.

Sa i përket kësaj çështjeje kryeministri irakian Hejdar Ebadi ka thënë: Qëndrimi ynë është i qartë dhe ai konsiston në ruajtjen e unitetit të Irakut dhe vazhdimin e bisedimeve në përputhje me kushtetutën për zgjidhjen e problemeve. Çdo veprim i njëanshëm për organizimin e referendumit, është i destinuar të dështojë. Kryeministri i Irakut gjithashtu më 19 shtator ka thënë se është kundër ndërkombëtarizimit të dosjes së problemeve të Bagdadit dhe Erbilit mes tyre çështja e organizimit të referendumit dhe theksoi se çelësi i zgjidhjes së problemeve është bashkëbisedimi me bazë kushtetutën e vendit. Mos organizimin e referendumit separatist e ka kërkuar edhe Mukta Sadr kreu i lëvizjes Sadr në Irak.

Advertisements