Breaking News

Avionët e regjimit sionist bombardojnë zonat afër Damaskut

Burimet siriane njoftuan për sulmet dhe bombardimet me raketa të avionëve luftarakë të regjimit sionist në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, pas fluturimeve të avionëve të regjimit sionist, sistemet anti-ajrore të forcave siriane janë vënë në funksion, por një raketë ka rënë në afërsi të aeroportit. Raketa është lëshuar nga një prej avionëve të regjimit sionist. Edhe burimet informative të Libanit, kanë njoftuar për shkeljen e hapësirës ajrore të këtij vendi nga avionët luftarakë të regjimit sionist. Edhe më herët avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar zona të ndryshme të Sirisë. Për herë të parë pas disa sulmesh, ushtria siriane u është përgjigjur agresorëve sionistë duke lëshuar disa raketa në drejtim të avionëve luftarakë.

Advertisements